Categories Lajme

“Po mendoj të bëhem me fëmijë”, Fjoralba Ponari habit me dëshirën për Vitin e Ri

Fjoralba Ponari zbuloi para disa javësh se vitin e ardhshëm do të shfaqej në ekran me një projekt të ri televiziv. “Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni, i cili do të ketë në qendër fëmijët dhe ajo që dimë deri më tani është se do të jetë mjaft emocionues. Pjesë e tij do të bëhen edhe të rriturit, të cilët do të surprizohen nga fëmijët. E ftuar para disa ditësh në një emision, Ponari tha se emisioni do të nisë nga janari dhe se programi ka një kusht që fëmijët të mos shprehin asnjë dëshirë për veten.

Ndërkohë sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur për këtë projekt të ri, moderatorja tha se prej kohësh ka pasur dëshirë të drejtonte një emision dedikuar fëmijëve. Ajo u shpreh se ky ishte momenti i duhur që të prezantonte një emision të tillë, pasi po priste kohën që të rritej profesionalisht si gazetare. Ajo tregoi se “Më thuaj një dëshirë” e ka shijuar në maksimum, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë. “Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME