Categories Lajme

“Po na cënojnë banesat”, banorët në Lagjen 14 të Durrësit, kundërshtojnë shtrimin e rrugës

Mesditën e sotme është organizuar një protestë nga banorë të Lagjes 14 në Durrës të cilët kanë kundërshtuar ndërtimin e një rruge ku sapo është filluar të punohet. Banorët shprehen kundër vijimit të punimeve pasi sipas tyre nuk është paraqitur asnjë lloj plani për ndërtimin e kësaj rruge dhe për të tepër po cënohen banesat dhe tokat e tyre.

Në një prononcim për Fax News, banorët thanë se ishin përpjekur të kontaktonin me organet vendore, por nuk kanë marrë asnjë lloj zgjidhje. Më tej ata kanë shtuar se nuk do kërkojnë drejtësi dhe do të bllokojnë punimet derisa në zonën e tyre të paraqiten specialistë dhe inxhinierë për t’i shpjeguar në lidhje me projektin që po zbatohet.

Sipas tyre ekziston mundësia që të punohet brenda parametrave ekzistues të rrugës, duke mos cënuar pronat e tyre, sepse aktualisht sipas rrjedhës së punimeve po hapet një kanal i dytë në të njëjtën rrugë.

“T’i largojnë shtyllat. Jemi përpjekur të komunikojmë me kryetarin e bashkisë. Të njëjtin problem që kemi të gjithë, për 7 shtylla të cilat nuk i lëvizin.

Kemi shkruar tek drejtuesi i OSHE, por ka thënë pa më sjellë shkresë për këtë nuk i lëvizim shtyllat. Bashkia na ka thënë se nuk kemi fonde të tjera. Ne do të bëjmë çmos që të pezullojmë punimet, derisa të na sqarojnë të gjithëve.

Edi Rama të na shikojë, parcela është shumë e mirë se ka qenë bërë që në kohën e Enver Hoxhës, nuk kanë pse t’a dëmtojnë. Kjo është një padrejtësi. Po hapet rruga dhe një kanal i dytë, por kjo na prek banesat. Le të bëhet rruga brenda parametrave ekzistuese.

Kam folur në telefon me kryetaren e bashkisë, i kam kërkuar inxhinierë të cilët më ka premtuar se do ti sjellë. Kjo bisedë ka ndodhur para dy javësh.

Në rast se punimet do të vijojnë unë mendoj që të kërkojmë drejtësi që të zgjidhet ky problem, të sjellin inxhinierët dhe të ballafaqohemi. Nëse e shohin edhe ata të arsyeshme edhe ne tërhiqemi”– u shprehën banorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME