Categories Lajme

“Po ndahem me njeriun që kalova një çerek shekulli”, Xhoana Nano e përlotur: Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj

Me lot në sy dhe zë të dridhur, Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për bashkëshortin e saj, duke e cilësuar ditën e sotme si më të errëtën dhe më të trishtuarën e jetës së saj.

“Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, me njeriun që më lidhën, përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta,” tha ajo me emocion.

Xhoana Nano:

Të dashur miq e dashamirës, I nderuar zoti kryeministër, kjo është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova një cerek shekulli jetë dhe që më lidhën shumë ëndërra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Është një nga ato ditë që sdo doja ta kaloja. E njëjta ditë është dhe për fëmijët tanë. Këtu e një cerek shekulli më parë, rashë në dashuri me Fatosin, isha shumë e re atëherë nuk e kuptoja pse. Kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person por dhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim.

Nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhërë. Me kalimin e kohës, ditë pas dite, pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk jan. e ndjej për detyrë publike e morale që disa cilësi të tijat, me mirënjohje të thellë e them, që I njohim të gjithë, por ja vlen të përmblidhen. Sepse Fatosi ishte I vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte por as nuk donte ta njihte.

Kur vjen një moment i tillë ia vlen të përmblidhen, Fatosi ishte më tepër se një figurë publike, shumë më tepër se ato që janë thënë në histori e media, ishte i vërtetë, nuk dinte të shtirej, nuk merrte poza, e urrente populizmin, bënte atë që besonte dhe besonte në atë që bënte, besonte me shpirt në vlerat Evropiane. Ishte kundër servilizmit dhe paaftësisë, ka hyrë përmes baltës së politikës pas u bërë pis prej saj.

Ai kishte një zemër të madhe, një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm s’e kishte por edhe s’pranoi ta njihte dhe e tregoi menjëherë pas burgimit të padrejtë dhe vendi u përfshi në luftë cilvile dhe tregoi atë që është në thelb të një vendi, paqja sociale. Ai solli frymë të re, përplasje alternativash dhe o luftë.

Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë dhe i vështirë, gjithnjë i ndershëm me veten dhe të tjerët, e donte këtë vend me gjithë shpirt, pvarësisht çmimit personal që iu desh të paguante nuk u lodh për ta parë Shqipërinë më të drejtë.

Që nga takimet me burrat e shteteve nga Parisi në Londër e Uashington, në takime ku dalloi mes të tjerash edhe elokuenca e tij e njohur.

Të gjitha këto me dhimbje të thellë, shpreh edhe mirënjohjen, mirënjohje që pata fatin ta njihja, të ecja krah tij, të qeshnin e të vuanim bashkë, të jetonim.

Dua t’i them edhe një herë publikisht, faleminderit Fatos.

Faleminderit që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua. Faleminderit që dhe mirësinë tënde për mua, për ne, për familjen tonë. Do mbetesh në kujtesën tonë jo vetëm si burrë shteti, por edhe si njeriu ynë. U prehsh në paqe”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME