Categories Lajme

“Po ndihmoj ushtrinë ukrainase”/ 10-vjeçarja habit botën, ja mënyra e veçantë si mbledh para

Valeria Yezhova është vetëm 10 vjeçe dhe po mendon për vendin e saj duke kontribuar me lojërat e damës.

Ajo ulet në një tavolinë të vogël që paloset jashtë qendrave tregtare në Kiev, në pritje që dikush të ulet në karrigen përballë saj dhe të përpiqet të luajë përkundrejt kontributeve. Të gjitha paratë vajza e vogël po i mbledh për të ndihmuar ushtrinë ukrainase dhe së fundmi numri i njerëzve të interesuar ka nisur të rritet.

“Ne po ndihmojmë ushtrinë ukrainase”, shkruan në pankartën e vendosur sipër tavolinës modeste të saj.

Pavarësisht se njerëzit mund të ulen për të luajtur, rastet në të cilat ajo humbet janë të rralla, pasi është një Kampione Bote dhe Europe në damë për këtë moshë. Mamaja e saj ka treguar për CNN se dëshira e vogëlushes për të bërë diçka të mirë për Ukrainën e shtyu në diçka që ajo e bën me shumë pasion.

Pasi kaloi mbi një javë jashtë qendrës tregtare, Jezhova kishte mbledhur 700 dollarë. Ajo vendosi t’i dhurojë paratë për një fondacion, i cili ka mbledhur para për të blerë ndihma humanitare dhe pajisje për ushtrinë ukrainase.

Njerëzit nuk kanë hezituar t’i marrin edhe autografe ose të bëjnë foto me 10-vjeçaren, e cila po bën një punë shumë humanitare. Në të gjitha ditët që ajo ka dalë për të luajtur, Jezhova është përballur edhe me sirena sulmesh ajrore, duke e detyruar të largohet.

Familja e Jezhova e kaloi javën e parë të luftës në një bodrum shkolle ndërsa forcat ruse pushtuan një lagje jashtë Kievit ku jetojnë gjyshërit e saj. Ata ikën në qytetin perëndimor të Lviv ndërsa luftimet u intensifikuan, por përfundimisht u kthyen në kryeqytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME