Categories Lajme

Po ngjitej në mal me shokët, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në malin Marmagna në Itali. Mediat italiane raportojnë se Marinel Senka humbi jetën, gjatë një shëtitjeje me shokët, ndërsa rrëshqiti.

I riu shqiptar dhe 2 miqtë tij u nisën drejt Marmagna për alpinizëm, por fatkeqësisht ai rrëshqiti në akull dhe ra në një grykë mali, duke humbur jetën.

Mëngjesin e së shtunës i riu, së bashku me disa miq, u larguan nga Pontremoli, ku jetonte prej vitesh për të ngjitur malin Marmagna. Me sa duket qëllimi ishte të ngjiteshim në Livadhet e Logarghena.

Moti ishte i ngrohtë dhe me diell, kohë e përshtatshme për të ecur, por mbase të tre të rinjtë nënvlerësuan rrezikun dhe mbi të gjitha praninë e borës  në lartësi të mëdha, ku ka edhe prani akulli. Ngjarja e rëndë ndodhi në sytë e miqve të tij të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet dhe familjarët për lajmin e hidhur.

Ekipi i shpëtimit edhe për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka fluturuar mbi zonë për rreth 1 ore për të gjetur trupin e Marinelit. I riu shqiptar është viktima e tretë përgjatë dy javëve të fundit në alpet italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME