Categories Showbiz

Po ‘provon’ që të shijojë dashurinë e re, por ish bashkëshorti i bën të papriturën Jonida Maliqit

Janë apo nuk janë bashkë, fshihen dhe shfaqen, duhen apo nuk duhen… Historia e re e dashurisë së Jonida Maliqit ka kohë që shfaqet pothuaj çdo ditë në faqet rozë të portaleve.

Si përfundim lajmet e fundit thonë që ajo dhe Romeo Veshaj u puthën në plazh, pra në publik dhe çdo gjë është e konfirmuar: çifti ka muaj që gëzon lidhjen e tyre. Ato që shkruhen më tej vazhdojnë të sqarojnë se Jonida ka dashur gjithmonë të jetë diskrete sa i takon jetës familjare, do të shfaqet sa më pak në publik etj., etj.

Por ka edhe diçka tjetër që shumica nuk e dinë. Nuk është vetëm dëshira për të mbajtur larg jetën publike apo të qenit nëna e një djali të vogël ato që Jonidën e kanë distancuar paksa nga jeta publike. Arsyeja e vërtetë dhe ajo më madhorja është është ish-bashkëshorti i Jonidës, Gent Prizreni.

Edhe pse gjithmonë ka bërë jetën dhe qejfet që ka dashur, edhe me të tjera e në publik madje, Genti ka qenë tmerri më i madh i Jonidës. Xheloz deri në patologji, ai e ka përndjekur këngëtaren edhe kur ishin bashkë, por edhe shumë kohë pasi ata ishin ndarë. Thonë se Genti përdor si argument djalin e vogël duke i ligjëruar vetes të drejtën për të kërkuar llogari edhe për jetën personale të Jonidës.

Gjë që e ka frikësuar gjithmonë këtë të fundit e madje e ka detyruar të heqë dorë edhe nga shumë mundësi që i janë dhënë në jetë. I tillë ishte edhe ky rast: Jonida dhe Romeo janë të dashuruar, por këngëtarja e ka shfaqur pak e nga pak dashurinë e saj në publik. Me këtë rast ka testuar edhe reagimin e Gentit, i cili më në fund duhet të mësohet me idenë që Jonida është e lirë tashmë ta jetojë jetën si të dojë./Pamfleti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME