Categories Lajme

Po punonte për ndërtimin e magazinës së Amazon në Itali, punëtori shqiptar bie nga lartësia

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali. Një magazinë në ndërtim e sipër, e kompanisë së madhe amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën një emigranti shqiptar 50-vjeçar, punonjës i një sipërmarrje në Milano.

Shqiptari është identifikuar si Flamur Alsela, me banim në komunën Chiari në provincën e Breshias e vetëm dy ditë më parë kishte festuar 50-vjetorin e lindjes.

Të plagosur kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, një prej të cilëve është në gjendje shumë të rëndë për jetën. Magazina e Amazon, e cila ishte në fazë ndërtimi, ishte e pozicionuar në Parkun Industrial Marenga Retail Park. Mediat italiane shkruajnë se gjashtë punëtorë shqiptarë, mes të cilëve edhe kryepunëtori, kanë rënë gjatë punës nga një lartësi nga gjashtë deri në dhjetë metër.

Siç raportohet, një pllakë betoni është rrëzuar dhe ka rënë mbi traun ku qëndronin punëtorët, duke shkatërruar të gjithë strukturën.

Të p lagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa Alsela ndërroi jetë në vend. Në vendngjarje kanë arritur përfaqësues të autoriteteve për të hetuar.

Përfaqësuesit e sindikatave janë shprehur se shumë herë kanë kontrolluar këtë kantier e gjithçka deri më sot është kryer në respektim të normave të punës, dhe punonjësit ishin mjaft të kujdesshëm në zbatimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME