Categories Lajme

Po punonte tokën, prurjet e lumit Osum marrin para 57-vjeçarin në Berat

Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum. Fuat Topi ka qenë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit Osum kanë vërshuar dhe ai s’ka mundur dot të dalë nga uji.Menjëherë është kërkuar nga banorët ndihma e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë.

Punonjësit e Zjarrfikësve Berat janë futur në ujë dhe duke rrezikuar jetën e tyre kanë mundur ta nxjerrin nga lumi 57-vjeçarin Topi.

Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmosferike, shiu i pandërprerë dhe shtimi i prurjeve të lumit ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të Repartit Zjarrfikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME