IKMT ka startuar sot një aksion të gjerë pergjate vijës bregdetare, ndërsa operacioni ka startuar përgjatë shëtirores Lungomare në Vlorë, në zonën e ujit të ftohtë dhe do të shtrihet deri në Orikum. IKMT ben me dije se jane rreth 60 objekte, kryesisht njësi sherbimi një dhe dy katëshe, apo bare te ngritura përgjatë gjithe vijes bregdetare nga Uji i ftohtë Vlorë deri në Orikum.
Objektet sipas IKMT të planifikuara për t’u hedhur përtokë janë të paligjshem apo me mungesa në dokumentacion, ndërsa në ditën e parë nuk ka patur probleme, ndërsa kohë më parë pronarët e tyre ishin njoftuar nga IKMT Prishja e objekteve, njësi sherbimi një dhe dy katëshe apo bareve e lokaleve të ndertuara përgjatë vijës bregdetare nga Uji i ftohtë deri në Orikum, i hap rrugë vijimit te projektit të shëtitores përgjatë bregdetit, lungomare,që do të shtrihet pikërisht nga Uji i ftohtë deri në afërsi të orikumit. Ky aksion i IKMT në Vlorë sic dhe bëhet me dije pritet të vijojë me prishjet e objekteve përgjatë gjithë muajit shtator.