Categories Bota

“Po vd.es mama, s’mund të marr frymë”, dalin mesazhet të vajzës, vik.tim.ë e kamionit në Angli

Një lajm i rëndë tronditi mbarë botën, dy ditë më parë, pasi në një kamion u gjetën 39 persona të vdekur. Midis tyre ishte dhe një grua vietnameze, e cila vdiq në pjesën e pasme të kamionit. Ajo i shkruante mesazhe nënës së saj, duke i thënë se po vdiste, pasi nuk mund të merrte frymë.

Familja e Pham Thi Tra My kanë bërë apel për ndihmë pas mesazheve shqetësuese të vajzës së tyre, e cila u tha prindërve se ishte duke vdekur, pasi nuk mund të merrte dot frymë në kamionin që ishte duke udhëtuar nga Belgjika për në Britani.

Sipas Metro, vajza vietnameze mendohet të jetë në mesin e tetë grave dhe 31 burrave që u zbuluan të vdekur brenda konteinerit të kamionit mëngjesin e së mërkurës në Angli. Pham Thi Tra i shkruan nënës së saj: “Më vjen keq mama. Udhëtimi im jashtë vendit nuk ka pasur sukses. Mama, të dua shumë. Po vdes sepse nuk mund të marr frymë”.

Kamioni me 39 viktima u gjet orët e para të mëngjesit të mërkurës në një park Essex, dhe deri më tani është arrestuar shoferi 25-vjeçar i mjetit të transportit. Tanimë autoritetet britanike po punojnë për identifikimin e “pasagjerëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME