Categories Lajme

Podgoricë, Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët respektivë

Mali i Zi dhe Serbia dëbuan ambasadorët e tyre respektivë, një tension në rritje në marrëdhëniet tashmë të vështira mes dy vendeve të ish-Jugosllavisë. “Mali i Zi e shpalli ambasadorin e Serbisë, Vladimir Bozovic persona non grata për ndërhyrje në çështjet e brendshme duke i dhënë 72 orë kohë për të lënë vendin”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme. Serbia njoftoi menjëherë më pas një masë reciproke.

“Ambasadori i Malit të Zi, Tarzan Milosevic duhet të largohet nga vendi brenda 72 orëve”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasadori serb Vladimir Bozoviç e kishte cilësuar të premten si “çlirim” një asamble të vitit 1918, që kishte vendosur që Mali i Zi të bashkohej me Serbinë dhe kështu të integronte mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, duke humbur pavarësinë e saj.

“Ishte një shprehje e lirë e vullnetit të njerëzve për t’u bashkuar me motrën Serbi”, tha ai gjatë një takimi të një shoqate që përfaqësonte serbët e Malit të Zi. “Bozoviç, në mënyrën më të drejtpërdrejtë, ka denigruar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike”, nënvizoi Ministria e Punëve të Jashtme në Podgoricë. Simbolikisht, ligjvënësit malazezë në vitin 2018 kaluan një rezolutë që përmbys vendimet e asamblesë së vitit 1918.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME