Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka deklaruar së fundmi se e ka fokusin vetëm tek Kampionati Europian. Dje, flokët e Pogbas ishin më ngjyrë të zezë dhe bardhë (si fanellat e Juventusit), andaj është pyetur lidhur me kalimin te ish klubi.
“E prisja këtë pyetje. Nuk ka të ardhme tani, vetëm Kampionati Evropian. Flokët e mi ndryshojnë shpesh. Jemi të lumtur që e kemi pranë nesh. Të shohim duke bërë gjëra të tilla. Tani, duhet të shpresojmë që edhe Mbappe të shënojë. Kemi sulmues që e bëjnë ndryshimin, jemi të qetë”, tha ai.Franca barazoi kundër Portugalisë 2-2, duke u kualifikuar në raundin tjetër. Tani, ndeshja e radhës është me Zvicrën.
