Categories Lajme

Pogradec, gruaja denoncon 28 vjeçarin për dhunë në familje, pastaj pendohet dhe “zë me gurë” policinë

Një denoncim për dhunë në familje në Pogradec është tërhequr sërish nga një shtetase pasi policia shoqëroi në komisariat të shoqin e saj. Në momentin që efektivët sollën në komisariat të bashkëshortin me iniciale D.Sh., gruaja e tij me iniciale E.S. që kishte bërë kallëzimin u konfliktua me policinë, madje duke e qëlluar me gurë.

Ajo u kërkonte efektivëve që të lironin bashkëshortin pasi do e tërhqite kallëzimin e bërë për dhunë në familje. Pas kësaj ngjarje, policia filloi procedim penal ndaj 28-vjeçarit me iniciale D.SH.

Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal për veprën “D huna në familje” për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja e tij shtetasja E. S., e cila pretendonte se D. Sh., në banesë, kishte ushtruar dhunë psikolgjike ndaj saj.

Në momentin që punonjësit e policisë, kanë kapur dhe shoqëruar bashkëjetuesin e saj, shtetasja E. S., ka qenë duke dalë nga ambientet e Komisariatit dhe u konfliktua me punonjësit e policisë, duke i  kundërshtuar ata, me qëllim që shtetasi D. Sh., të mos ndalohej prej tyre pasi E. S., do ta tërhiqte kallëzimin e saj.

Sqarojmë opinionin publik në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale, se ndaj shtetases E. S., nuk është ushtruar dhunë fizike, por pamjet filmike të videos, përkojnë me momentin kur kjo shtetase kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, për të liruar bashkëjetuesin e saj, duke qëlluar edhe me sende të forta (gurë) ndaj tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME