Categories Lajme

Pogradec, Vendoste baste sportive me celular në lokal, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pogradec pasi akuzohet për organizimin e lojërave të fatit dhe fshehje të të ardhurave. Mësohet se i riu me inicialet A.D., u kap në lokalin e tij duke vendosur baste sportive me celular. Policia ka sekuestruar aparatin celular. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Njoftimi i Policisë, Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Goditet një tjetër rast, vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohet 1 aparat celular i cili përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Pogradecit, si rezultat i të cilëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 2, Pogradec, tek i cili ky shtetas ushtronte aktivitetin i pa regjistruar në organet përkatëse, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e lojërave të fatit të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME