Një 58-vjeçar nga Pogradeci, i cili kishte dalë për peshkim nuk është kthyer më.
Policia thotë se bëhet fjalë për “shtetasin D.M, rreth 58 vjeç, banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, ku mëngjesin e sotëm, ka dalë për të peshkuar në liqen dhe nuk është kthyer në banesë. ”
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ndodhen në vendngjarje ku po kryen kërkime, me qëllim gjetjen e tij.