Categories Lajme

Poli cia gjoba kundër makinave me xhama të zinj, ja si t’i errësoni

Një ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi ndërmarrjen e aksioneve për makinat që qarkullojnë me xhama të zinj. Të premten dhe të shtunën, policia tha se janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për këtë gjë.

Por, këtë të diel, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor jep këshilla se si mund të errësohen xhamat e pasmë të makinave.

“Xhamat e pasmë të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film (të çertifikuara), deri 75%, si e drejtë e çdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i liçensuar, me materiale të certifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasmë lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim!”, thuhet në postimin në Facebook ku jepet edhe një grafikë.70029991_1119798951562661_315009759235276800_n

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME