Categories Lajme

“Polic ke qenë dhe do mbetesh”, Lleshaj: S’duhet ta kisha thënë 3 herë!

“Polic ke qenë dhe polic do mbetesh”. Ishte kjo fraza e ministrit të Brendshëm  Sandër Lleshaj pak muaj më parë në drejtim të deputetit Myslim Murrizi e cila solli reagime të shumta për nënkuptimin e një shprehje që u përdor në Kuvend. I ftuar në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu, Lleshaj deklaroi se kjo kishte të bënte me të shkuarën e Murrizit si polic financiar ndërsa shtoi se do ishte më mirë të mos e kishte përsëritur tre herë. Ai foli edhe për 200 palë këpucët e dhuruara nga Gjermania, duke theksuar se janë në vazhdimësi të një bashkëpunimi dypalësh dhe nuk mund të përbuzet, pavarësisht vlerës së saj.

Pjesë nga intervista e Sandër Lleshajt në ABC Polic në ç’kuptim? Ka lidhje me CV e personit që ka qenë pjesë e policisë. Ja thashë se ka qenë pjesë e policisë financiare. Jeni penduar? Kam kërkuar ndjesë por është keqkuptuar. Zotëria ka qenë pjesë e policisë financiare me një të shkuar. Unë e kam thënë që identifikohem me çdo punonjës policie. Publiku do shohë fytyrën time te çdo polic. U tha tre herë por nuk duhet të ishte thënë tre herë. E mira ishte të mos thuhej fare.

Si janë pagesat e policisë? Këto vite janë shtuar shumë njësi. Janë shtuar shumë kapacitete të reja, gati 700 punonjës policie në një vit e gjysmë. A janë të trajtuar mirë sot? Dhe specifikisht për RENEA. Njerëzit kanë shprehur keqardhje kur na dhanë 200 palë këpucë

Kemi investuar për modernizimin e policisë së shtetit. Sot ka një flotë mikrobuzësh të cilët nuk i ka pasur kurrë. Ne kemi bërë këto dhe kemi plan për të vazhduar modernizimin në shumë drejtime. Këpucët janë një episod bashkëpunimi. Nuk është arritje. Por kur ambasada e Gjermanisë e publikon ne nuk kemi të drejtë ta paragjykojmë. Ne nuk mund të mburremi sikur nuk kemi nevojë për asgjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME