Categories Lajme

“Polic ke qenë, polic ke mbetur”, flet kreu i Sindikatës pasi Lleshaj ofendoi hapur vartësit e tij

Kreu i sindikatës së policisë, Sadedin Fishta ka folur për deklaratën e ministrit Sandër Lleshaj, i cili përdori etiketën “polic”, me një konotacion negativ dhe përbuzës ndaj deputetit Murrizi. Në një intervistë për Fax News, Fishta thotë se nuk ka fyer vetëm policinë por edhe qytetarët, veten dhe familjen e tyre.

“Vetë politikanët kur flasin në parlament, nuk marrin as përgjegjësi ligjore kur flasin. Nuk është vetëm kjo shprehje që ato kanë nxjerrë, por ka dhjetëra raste që ofendojnë njëri tjetrin dhe kthehen me fjalë fyese. Duke mos mbajtur përgjegjësi, nuk kam si të komentoj diçka që e thonë përditë në parlament. Nuk fyejnë vetëm policin, por edhe qytetarë, veten e tyre, familjen e tyre.

Duke qenë se ka dhe një pozitë dhe vjen nga një strukturë tjetër, nuk mendoj se ka ndonjë simpati të madhe për punonjësit e policisë pavarësisht se ushtron detyrën si Ministër. Po të kishte, do bënte dicka për punonjësit e policisë, do tu kishte dhënë dietat forcave speciale që kanë që në janar pa u paguar, do të kishte nxjerrë dhjetëra raste që dalin nga ligji i shtetit por unë dhe në komisionin e ligjeve që raportoi, nuk foli për mangësitë që ka policia. Nuk merret me to por me sharje. Për mendimin tim, tregojnë dhe nga ana politike duhet të kenë kujdes me shprehje për këto shprehje që përdorin në parlament”, tha Fishta.

I pyetur përse nuk ka reagime nga punonjësit e policisë, Fishta tha janë të frikësuar për shkak se i heqin nga puna dhe mbeten pa të ardhura që i sigurojnë vetëm nga paga si punonjës policie.

“Sigurisht që nuk vijnë se policia është nën trysni për sa kohë ata nuk janë të zot të kërkojnë atë që ju takon dhe të organizohen për këtë punë sepse sigurisht që kërcënohen me largime nga detyra, kërcënohen me transferime dhe sot një punonjës policie punon jashtë orarit të punës, me 12 orë dhe brenda këtij viti ka qindra orë që punojnë pa pagesë pavarësisht se situata është e tillë që duhet të punojnë pa pagesë. Dhe i mbajnë nën trysni në mënyrë indirekte me pagën që është jetesa e familjes dhe këtu s’bëhet fjalë për oficera por për punonjës që e kanë lidhur jetën e tyre vetëm me atë pagë. Llogarit ti si do shprehen ndaj ministrit apo me veprim të kundraligjshëm ndaj eprorit të tyre, i cili jua pret shkurt. Ndaj ministri duhet të sqarojë se ashtu sic e ka thënë lë të nënkuptojë shumë gjëra”, tha Fishta.

Kujtojmë se Lleshaj u përplas me Murrizin, i cili tha  se Pòlicia po keqpërdoret në rastin e kòntrolleve për vendosjen e maskës nga ana e qytetarëve, në një kohë kur ato falen pak më vonë nga vetë Rama. Lleshaj nuk hezitoi ti përgjigjej me tone të ashpra duke i thënë: “Nuk dua të jem i ngjashëm me ty, pòlic ke qenë dhe pòlic ke mbetur, mos kujto se do fitosh pikë përballë Pòlicisë, je pòlic ke qenë pòlic, dhe ke dështuar në Pòlicinë financiare, harroje intimidimin ndaj pòlicisë, zbato ligjin se përballë ligjit je askushi. Po rri mor ti, mos u mundo të trashësh zërin, se e ke të vështirë me mua, ti nuk e di se nga jam unë more”. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME