Categories Lajme

Poliçan/Kontrolle intensive për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kundër mjedisit

Në mënyrë të kundërligjshme, merrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, si dhe mbetjet e subjekteve të tyre, ndotnin ujërat e lumit Osum, procedohen penalisht 2 administratorët.

Gjithashtu nga verifikimet rezultoi se në njërin subjekt kishte punonjës të pasiguruar.

Sekuestrohet një sasi gurësh dekorativë.

Si rezultat i kontrolleve gjatë ditës dhe natës, që po kryhen me intesitet të shtuar gjatë kësaj periudhe, në të gjithë territorin e qarkut Berat, për të parandaluar dhe evidentuar krimet kundër mjedisit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit e Policisë Poliçan goditën 2 raste në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Gj., 55 vjeç, banues në Fier dhe D. Q., 45 vjeç, banues në Poliçan, administratorë subjektesh për nxjerrjen dhe përpunimin e gurëve dekorativë.

Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se për llogari të subjekteve që administronin 2 shtetasit, merreshin në mënyrë të kundërligjshme, gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, si dhe nga mbetjet e subjekteve të tyre, ndoteshin ujërat e lumit Osum. Më tej rezultoi se në subjektin që administronte 55-vjeçari, ishin punësuar pa u siguruar, 3 shtetas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi gurësh dekorativë që u gjetën në subjektet që administroheshin nga shtetasit A. Gj dhe D. Q., gurë të cilët dyshohet se janë përfituar ilegalisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë 24/7, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME