Categories Lajme

Policët kapen me kopje

Punonjësit e policisë që kanë konkuruar më datë 7 Nëntor për të fituar gradën “Komisar”, do iu duhet të  zhvillojnë edhe  një herë  testimin.

Me një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut, që mban datën 13 Nëntor është anuluar konkurrimi  i parë me arsyetimin se është cënuar integriteti i testimit me shkrim.

Mësohet se kanë qenë 3 oficerë policie që  janë ankuar pranë Komisionit të Apelimit se procesi ka qënë i parregullt dhe më pas i janë drejtuar edhe SHÇBA-së në Ministrinë e Brendshme. Sipas tyre gjatë testimit ka patur komunikime mes konkurrentëve dhe për këtë kanë kërkuar që ky proces të shpallet i pavlefshëm. Po kështu ka dyshime se teza e testimit është shpërndarë para se të zhvilloj konkurimi.

Pas kësaj, me urdhër të Veliut është vendosur që testimi i radhës të zhvillohet në datë 15 Nëntor.

Fillimisht për këtë gradë kanë konkuruar 420 oficerë policie për 130 vende vakant, por që nuk janë sqaruar mbi procedurat e anulimit të testit të parë.  Testimi është zhvilluar në ambientet e Akademisë së Policisë dhe është monitoruar nga afër nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME