Categories Lajme

Polici hero shpëton grua e moshuar nga makina e përmbysur në autostradën A1

Një akt heroik ka ndodhur në autostradën A1 pranë Romës, ku një polic me origjinë shqiptare jashtë shërbimit shpëtoi një grua të moshuar nga një aksident i rëndë rrugor. Automjeti i saj ishte përmbysur dhe mbuluar nga tymi, ndërsa ajo kishte mbetur e bllokuar brenda për shkak të hapjes së airbag-ut.

Idajet Hasa polic i komisariatit Colombo, i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje, veproi menjëherë. Pa hezitim, ai nxori gruan nga makina dhe qëndroi pranë saj, duke e qetësuar derisa mbërriti ambulanca.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, e cilësoi këtë veprim si një shembull të jashtëzakonshëm të guximit dhe solidaritetit që karakterizon punonjësit e Forcave të Rendit.

“Një akt që tregon vlerat e bujarisë dhe humanizmit që i frymëzojnë burrat dhe gratë e policisë sonë,” deklaroi ministri.

Ngjarja është një dëshmi e përkushtimit të policisë italiane për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve në çdo moment, edhe kur janë jashtë detyrës zyrtare./faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I shpëtoi një atentati në vitin 2020, ekzekutohet një prej liderëve të mafies greke

Një vrasje mafioze ka ndodhur mesditën e kësaj në enjteje në Greqi, ku në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Shkodër, plagoset 68-vjeçari

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, duke drejtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jep dorëheqjen drejtori i Burgut të Peqinit, Florenc Doka

Drejtori i Burgut të Peqinit, Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen. Ende nuk janë bërë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ushtronte prostitucion, arrestohet 49-vjeçarja, e pëson edhe bashkëpunëtori i saj

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasjet në familjen Prendi/ “Konflikti nisi për një femër”

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden…

LEXO ME SHUME