Categories Lajme

Vrasjet në familjen Prendi/ “Konflikti nisi për një femër”

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës.

Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve. Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi, 32 vjeç,  i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.

Në lidhje me nisjen e konflikteve, ajo deklaron se çdo gjë ka nisur për një konflikt banal, për një femër.

“Kam fol edhe më vëllanë sa ka qenë gjallë… çdo gjë nisi nga një konflikt banal, për një femër”, tha ajo duke shtuar se personat që mendojnë se janë përgjegjës për vrasjet në familjen e tyre, i kanë denoncuar në polici. Ajo pohon më tej se vëllai i saj nuk ka pasur lidhje me grupe kriminale apo se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.

“Vëllai im nuk ka pasur asnjë lidhje me botën e krimit, me bandat. Nuk ishte kundërshtarë i fisit Martinajt, nuk kemi asnjë lidhje me Martinajt. Nuk ka pasur dhunim të vëllait prej Martinajve. Vëllai im ka marrë po një telefonatë, kemi qenë bashkë, vitin nuk e mbaj mend, është revoltuar nuk e di pse, pastaj ka iku por është kthyer po të njëjtën darkë. Nuk ka qenë as i dhunuar, asgjë. Vëllai asnjëherë nuk i ka përmendur më”, tha ajo.

“Janë thënë që kur ndodhën ngjarjet para 2 ose 3 viteve, kanë thënë që kemi ikur në banesën e Sidorel Prendit dhe nuk e kemi gjet në banesë. Vëllai im nuk ka qenë fare në Shqipëri. Sidi ka katër vite që nuk e kam takuar, vëllai im ka lënë familjen e vet. Nga gjithë spekulimet që thonë që është kriminel, vëllai im ka lënë familjen dhe ka ikur vetë. Para se të vritej patëm folur në telefon dhe më pati thënë që do vij në Shqipëri dhe do t’i zgjidh të gjitha sepse nuk i kam bërë asgjë askujt’, deklaroi motra e Sidorel Prendit alias Roan Brahimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME