Categories Lajme

Polici kosovar iu flet shqip serbëve që kanë bllokuar rrugën në kufi: Protestën nuk ua ndalojmë

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.

E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën. Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”.

Në një video të publikuar nga mediat serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve. “Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

Ndryshe nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME