Categories Lajme

“Polici më goditi me gur!”/ Dy të lënduar në spital pas protestës në Rrjoll, banori: Më kanë tërhequr zvarrë!

Dy prej banorëve që protestojnë për pronat e tyre në Rrjoll kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes me policinë dhe kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Në një prononcim për mediat, njëri prej tyre është shprehur se efektivët e kanë tërhequr zvarrë dhe ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe qaf.

Po ashtu, edhe në protestën e një dite më parë, ai thotë se policët i kanë goditur të birin me gur.

“Si çdo ditë po shkojmë te tokat tona, te tokat që na kanë lënë të parët, baballarët e gjyshërit tanë. Policia ishte bërë gardh, më mënyrë absolute nuk të lënë as të shkelësh me këmbë. Ata po e rrethojë dhe as në këmbë nuk po na lënë. Edhe dje djali tim e kanë goditur me grushte, edhe sot siç e shihni vetë.

Po ne nuk do dorëzohemi, na kanë gjuajtur me gurë, na janë hedhur në fyt, në mënyrën më makabre të mundshme. Dy persona janë demtu bajagisht. Do vazhdojmë pa ndalim, deri kur të dali e drejta. Nuk jemi në kundërshtim me shtetit dhe me askënd, jemi në kundërshtim me punëtorët, të bllokohen punimet. Ne duam vetëm drejtësi. Unë jam dëmtuar në këmbë dhe në qafë, më kanë tërhequr zvarrë”, tha ai.

Ndërkohë një tjetër i lënduar po ashtë është shprehur se një efektiv policie e ka goditur disa herë më gur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa theksoi se protesta e tyre nuk do ndalet.

“Si çdo ditë edhe sot. Shkojë të tokat tona dhe nuk na lejnë, sikur jemi prej Kabuli. Policia është 100% me palën tjetër. Ku është shteti, të na dali mor zot se për dy të ballit, asnjë nuk na ka gjet deri më sot, por më zi do të bëhet.

Nuk kam çfarë të them. Sa dolëm te tokat, policia duke na ofenduar, duke na shtyrë. Më kapi njëri më ka dërrmuar me gur në këmbë, në shpinë, në gjoks, nuk kanë lënë gjë pa bërë. Jena dëmtuar dy veta, se di mirë, se kam qenë si në tip kome. Mos me shku te vendi jot, vetëm në Shqipëri kam parë”, tha ai për mediat.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME