Categories Lajme

Polici shuhet nga koronavirusi

Një punonjës i policisë së burgjeve ndërroi jetë sot nga koronavirusi. Viktima është Vladimir Gjoka 51 vjeç, pjesë e burgut të Shënkollit në Lezhë. Lajmin e dhimbshëm e ka njoftuar Sindikata Shërbimeve Policore të Shqipërisë duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit.

I ndjeri ishte i komanduar në Reç, kur mori infeksionin vdekjeprurës, thotë sindikata. “Solidaritet Sindikal. Humb jetën si pasojë e covid19  një tjetër punonjës  i policisë penitenciare. I ndjeri Vladimir Gjoka, 51 vjeç, ishte efektiv i Ievp-Shenkoll. Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes dhe nxit institucionin që ti gjendet pranë të afërmve me ndihmën financiare sipas ligjit.

Komandimet absurde te stafit policor  nga Ievp Shënkoll për në Ievp Reç, vazhdojnë që nga Dhjetori 2019 e deri më tani edhe pse u deklarua që me 15 Dhjetor 2020 do hapeshin 2 godinat e rikonstruktuara, por kjo ngeli ne kuadër të fjalëve e premtimeve dhe mungesës së përgjegjësisë nga drejtuesit e burgjeve.

I ndjeri ishte i komanduar në Reç, kur mori infeksionin vdekjeprurës. Mungesa e kushteve minimale të punës, transportit, distancës mbi 100km nga banesa, janë premisë kërcënuese për jetën e punonjësve të tjerë. Instancat shtetërore duhet te marrin masat e duhura që fenomeni të minimizohet. Policia Penitenciare Shqiptare kërkon kushte e trajtim normal  social-ekonomik dhe mjekesor” thuhet në njoftimin e sindikatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME