Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal armësh luftarake në fshatin Godolesh. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore. Blutë e Elbasanit kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytet, por edhe në fshtarat përreth, ndërsa kanë bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe komunitetin.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohet një arsenal me fishekë luftarakë e granata. Falë bashkëpunimit me qytetarët, zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal municionesh luftarake. Policia e Elbasanit , si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, ndodhej një arsenal me municione luftarake.
Me marrjen e informacionit menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës. Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.
Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura , magazina apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë .Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.