Forcat ‘Shqiponja’ kanë zbarkuar sot në qytetin e Peqinit, ndërsa kanë shoqëruar një person të shpallur në kërkim. “Balkan Web” raporton se është ndaluar shtetasi F. Manehasa, i cili tentoi t’i bënte rezistence policisë, por që gjithçka rezultoi e dështuar për të.
Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit të ushtuar nga blutë, në automjetin e Manehasës u gjet një ārmë zjarri. “Balkan Web” shkruan se ky person ka lidhje me vrāsjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan më 20 korrik. Manehasa ka qenë në kërkim, ndërsa është me precedentë kriminālë.
