Categories Lajme

Policia bllokon 5 kamionë që transportonin dru ilegalisht, procedohen penalisht 8 persona (DETAJET)

Ditën e sotme policia e Shkodrës ka bllokuar 5 kamionë që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Si rezultat janë proceduar 8 persona për ‘Prerje të paligjshme të pyjeve” mes tyre edhe nje teknik pyjesh.

Njoftimi i Policisë: Shkodër/Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohen nga Policia, 5 kamionë që transportonin rreth 40 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht 8 shtetas, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa licencë“.

Gjithashtu, procedohet penalisht edhe 1 teknik pyjesh në bashkinë Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariateve të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, kanë bërë të mundur bllokimin e 5 kamionëve që transportonin pa dokumentacionin përkatës, 40 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe janë proceduar penalisht shtetasit E. N. dhe Q. M., pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në fshatin Hot të Malësisë së Madhe, duke transportuar me kamionët e tyre lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës;

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, janë proceduar penalisht shtetasit N. Z., R. K., A. C., M. B., A. L. dhe A. S., pasi janë kapur duke transportuar me tre kamionë, lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi D. P., teknik pyjesh në bashkinë Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi si përgjegjës i zonës ku është konstatuar prerja dhe grumbullimi i lëndëve drusore, nuk ka marrë masat e nevojshme për parandalimin e kësaj veprimtarie.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë dhe në këtë kuadër apelon për qytetarët që të mos presin dru në mënyrë të paligjshme, pasi do të përballen me ligjin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME