Categories Teknologji

“Pusho pak!”, Instagrami sjell opsionin e ri për përdoruesit, ja çfarë ndodh nëse e aktivizoni

Shefi i Instagramit, Adam Mossari ka konfirmuar se platforma po teston opsionin e shumëpritur “Pushoni pak”. Ky është një opsion që do t’iu kujtojë përdoruesve se po kalojnë shumë kohë duke përdorur Instagram. “Opsioni është menduar pikërisht për atë që mund të supozoni. Nëse e aktivizoni, do t’ju inkurajojë të bëni një pushim nga Instagrami pasi të keni kaluar pak kohë duke përdorur aplikacionin, 10, 20 ose 30 minuta. Opsioni është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll në Instagram.

Përfundimisht do të dini se çfarë është më e mira për ju kur bëhet fjalë për mënyrën se si e përdorni aplikacionin”, tha Mossari. Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se përdoruesit do të kenë mundësinë për të aktivizuar opsionin, por gjithashtu do të marrin njoftime për t’i këshilluar ata.

Testimi i “Take a Break” vjen në një kohë presioni mbi Instagram dhe kompaninë mëmë Meta (ish Facebook) pasi sinjalizuesi Frances Haugen dëshmoi para Kongresit për një studim të brendshëm që tregoi se Instagram mund të ketë një efekt negativ në shëndetin mendor të të rinjve. Adoleshentët u thanë studiuesve se ndjehen të varur nga Instagrami, por se u mungon vetëkontrolli për të reduktuar kohën e përdorimit të aplikacionit edhe pse do të donin ta kontrollonin më rrallë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME