Categories Lajme

Policia e Durrësit kap 2 persona të cilëve iu gjet në makinë 2 kg lëndë narkotike

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për trafikim të lëndëve narkotike. Siç raporton policia dy të arrestuarit janë  Taulant Lala 29 vjeç dhe Adnan Bufi 22 vjeç dhe kishin fshehur të paktën 2 kg kokainë brenda kroskotit të makinës

Aksioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme tek zona e quajtur “Ura e Dajlanit”. Pas një hetimi 2 mujor, policia arriti të vërë në pranga 2 personat e lartpërmendur. Mjeti tip BMW drejtohej nga Lala, i cili nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

 Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Menaxheri”.

Pjesën e Airbag të automjetit e kishin përshtatur për të vendosur lëndën narkotike Kokainë.

Sekuestrohet 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacion policor të koduar”Menaxheri”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
• Adnand Bufi 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës pas vëzhgimit të personave të lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip BMW, ( T.Lala – drejtues dhe A.Bufi – pasagjer ) , në afësi të vendit të quajtur “Ura e Dajlanit” kanë dalë nga mjeti.

Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag.

Gjatë kqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plasmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik ” parashikuar në nenet 283/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME