Categories Lajme

Policia e shpall në kërkim, gazetari zbulon detaje për vendndodhjen e Elvana Gjatës

Elvana Gjata është shpallur në kërkim ditën e sotme nga ana e policisë shqiptare. Këngëtarja dyshohet se ishte se ishte shkaku i përplasjes me armë që ndodhi në një lokal në zonën e Bllokut ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerët. Ajo pas ngjarjes u larguar jashtë vendit, por sipas policisë nuk dihet ende vendndodhja e saj.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” është folur për atentatin që ndodhi në datën 4 korrik në zonën e Bllokut. Vetë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka thënë se sipas informacioneve të tij këngëtarja është larguar për një koncert drejt Gjermanisë dhe se mund të jetë akoma atje.

Për ngjarjen e rëndë të arrestuar janë shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Geldo Hoti i kapur në Gjirokastër në tentativë për tu larguar. Ndërsa  janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo.

Përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave.

Në përplasjen me armë u përfshi dhe një efektiv i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqeruajtëse në Afganistan, i cili është personi që ka qëlluar mbi Fabian Gaxhan duke lënë të vdekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME