Categories Lajme

Policia e Shtetit jep detaje për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur, marrin pjesë edhe efektivë italianë

Policia e Shteti ka dhene detaje per lajmin qe dhane ne mengjes mediat italiane.

Strukturat e Guardia di Finanza-s, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare kanë realizuar një operacion antid rogë të suksesshëm, në kuadër të të cilit u kapën gjithsej 334 kg d rogë (m arijuanë), e cila përllogaritet të nxirrte rreth 4 milion euro në tregun e paligjshëm.

Gjatë patrullimit të përbashkët në ujërat shqiptare fillimisht dhe vijimit të patrullimeve nga ana e palës italiane në afërsi të brigjeve të Brindizit, njësitë e Guardia-s kanë pikasur një mjet detar, gomone, e cila ngjallte dyshime për shkak të vendndodhjes. Mjeti lundrues është shoqëruar në port dhe gjatë kontrollit, në një hapësirë të maskuar, janë zbuluar 186 pako të mbështjella, në të cilat ishte fshehur lënda n arkotike.

Skafisti, shtetasi shqiptar F. I., 32 vjeç është arrestuar në vendngjarje dhe njëherësh janë kryer procedurat e sekuestrimit të mjetit dhe provave të tjera materiale.

Mjeti lundrues ishte rreth 5 metra i gjatë, me një motor të jashtëm mjaft të fuqishëm.

Operacioni Aero-naval që u zhvillua ditën e djeshme konfirmon efikasitetin e kontrollit detar që ushtrohet nga Guardia di Finanza për të luftuar t rafiqet e paligjshme që tentojnë të hyjnë drejt BE-së, sinergjinë me strukturat e Frontex-it, si dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe të konsoliduar tashmë me autoritetet e Policisë së Shtetit edhe nëpërmjet zyrave ndërlidhëse në Bari e Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME