Categories Lajme

Policia e Tiranës nis hetimet për ngjarjen misterioze

Një 34-vjeçar përfundoi në spital të dielën, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga shtrati i spitalit ku mori mjekim për plagën e shkaktuar nga thika, ai bëri denoncim për forcat e rendit, duke zbardhur atë që i ndodhi kur po kalonte në Rrugën e Dibrës. Sipas të riut, një person, të cilin ai ka thënë se nuk e njeh dhe nuk e ka identifikuar dot, e ka qëlluar me thikë.Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në rrethana të paqarta.

Njoftimi i policisë: Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME