Categories Lajme

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shtetas, Kapet në Kakavijë 40-vjeçarja në kërkim për prostitucion, DETAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. Sh., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim e datës 18.06.2022, i ka caktuar masën “Arrest në burg“ për veprat penale “Mashtrimi më shumë se një herë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim E. Xh., 40 vjeçe, banuese në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 05.07.2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. Q., 49 vjeç, pasi më datë 13.06.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në automjetin e shtetasit K. G.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasi R. I., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 18.06.2022, shtetasi  F Kucuku  ., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi  Kasem Kucuku  68 vjeç, i cili vuan nga skleroza. Punohet për gjetjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME