Categories Lajme

Policia e Vlorës ndëshkon pronarin e lokalit 1.000.000 lekë, Arrestohen 2 persona për vepra të ndryshme

DVP Vlorë, U konstatua duke ushtruar aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, pronari i një subjekti.

Në pranga edhe dy shtetas, për vepra te ndryshme penale. Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve, specialistët për H etimin e K rimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 19 vjeç, pasi me datë 29.07.2021, i ka v jedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku shtetasi B. S., ishte i punësuar.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. A., 37 vjeç, pasi në aksin rrugor Sarandë-Borsh, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të d ehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME