Categories Lajme

Policia franceze bastis shtëpitë e ministrave për këtë arsye…

Policia në Francë ka bërë kontrolle në shtëpitë e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran, dhe ish-kryeministrit Edouard Philippe, si pjesë e hetimeve mbi menaxhimin e krizës së koronavirusit. Drejtori i shëndetit publik, Jerome Salomon, pararendësi i ministrit Veran, Agnes Buzyn, dhe ish-zëdhënësi i qeverisë Sibeth Ndiaye, ishin gjithashtu objekt i operacioneve, raportonin mediat franceze.

Hetimet vijnë në përgjigje të akuzave se ministrat kanë qenë tepër të ngadaltë në veprimin e tyre dhe janë përpjekur të ulin rëndësinë e mbajtjes së maskave gjatë pandemisë. Operacioni vjen pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Parisi dhe tetë qytete të tjera të mëdha do të vendosen në regjim karantine gjatë natës, prej rritjes së rasteve të infektimit në valën e dytë COVID-19.

Karantina do të jetë në fuqi për një muaj dhe gjatë saj policia do të kryejë kontrolle që do të shoqërohen me gjoba prej $160 për shkelje të rregullave. Këto janë masat më të ashpra të implementuara në Francë që prej heqjes së izolimit të pandemisë në mesin e majit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME