Categories Lajme

Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë

Policia greke në Athinë ka njoftuar këtë të dielë se do të ndalojë zhvillimin e një tubimi nga ana e shqiptarëve, duke mos dhënë lejen e kërkuar prej organizatorëve.

Sipas mediave helene është njoftuar nga autoritetet se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalohet mbajtja e këtij tubimi publik në natyrë nga qytetarët shqiptarë.

Tubimi i bashkëkombësve tanë ishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 19:00, në rrugën “Koris”, në zonën e Alimos.

Por sipas policisë greke ky tubim është vendosur të ndalohet pasi “ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar dhe mbajtja e tij do të shkaktojë pengesë të trafikut dhe aksesit në shërbimet publike, organizatave me përfitim publik dhe institucioneve që ofrojnë shërbime mjekësore, apo funksionimit të infrastrukturave dhe objekteve publike dhe furnizimit të tregut me sende jetike”.

Kujtojmë se pas festimeve për Ditën e Pavarësisë, ku shqiptarët “pushtuan” sheshin kryesor të Athinës, Syntagma, duke festuar me flamuj kuqezi, valle dhe këngë patriotike, mediat greke reaguan ashpër duke akuzuar kryeministrin Kyrioakos Mitsotakis për qasje të butë ndaj këtyre shfaqjeve të emigrantëve nga Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 18 Prill 2025

Dashi Do kerkoni me ngulm gjate kesaj dite me shume liri ne jeten ne cift,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentatorët e 4 të rinjve gabuan shënjestër? Dyshohet se do vrisnin gruan e Roan Brahimit, të cilit më parë i vranë babanë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në Tiranë ku mbetën të plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë, 31-vjeçarja braktis 4 fëmijët e mitur, largohet nga banesa në drejtim të paditur

Një 31-vjeçare në Korçë ka braktisur 4 fëmijët e saj dhe është larguar nga banesa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në punë, humb jetën 56-vjeçari në Fier

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Daullas, ku një 56-vjeçar  i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati/ Ditëlindja që u kthye në tragjedi: Djali i pronarit të “Pelikan Security” po shkonte të frynte qirinjtë, autorët i bënë pritë dhe qëlluan me breshëri

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një natë më parë në Tiranë…

LEXO ME SHUME