Categories Lajme

Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë

Policia greke në Athinë ka njoftuar këtë të dielë se do të ndalojë zhvillimin e një tubimi nga ana e shqiptarëve, duke mos dhënë lejen e kërkuar prej organizatorëve.

Sipas mediave helene është njoftuar nga autoritetet se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalohet mbajtja e këtij tubimi publik në natyrë nga qytetarët shqiptarë.

Tubimi i bashkëkombësve tanë ishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 19:00, në rrugën “Koris”, në zonën e Alimos.

Por sipas policisë greke ky tubim është vendosur të ndalohet pasi “ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar dhe mbajtja e tij do të shkaktojë pengesë të trafikut dhe aksesit në shërbimet publike, organizatave me përfitim publik dhe institucioneve që ofrojnë shërbime mjekësore, apo funksionimit të infrastrukturave dhe objekteve publike dhe furnizimit të tregut me sende jetike”.

Kujtojmë se pas festimeve për Ditën e Pavarësisë, ku shqiptarët “pushtuan” sheshin kryesor të Athinës, Syntagma, duke festuar me flamuj kuqezi, valle dhe këngë patriotike, mediat greke reaguan ashpër duke akuzuar kryeministrin Kyrioakos Mitsotakis për qasje të butë ndaj këtyre shfaqjeve të emigrantëve nga Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME