Categories Lajme

Policia iu mori çadrat dhe shezlongët, e moshuara: Jazëk i qoftë, kemi djalin e paralizuar, s’na del pensioni

Dy të moshuar që për të 9-tin vit me radhë kishin shkuar për të ushtruar aktivitetin e tyre në plazhin e Darzezës, janë përballur mëngjesin e sotëm me forcat e policisë, të cilët iu morën çadrat dhe shezllonet.

Në një komunikim me gazetarët, gruaja tregon se kanë aplikuar në e-albania po ende nuk u është dhënë përgjigje, ndërkohë që pensioni nuk iu del për të jetuar, pasi kanë dhe një djalë të paralizuar.

“Kam të paralizuar djalin dhe e ka bërë ai me pensionin e vetë, se unë 87 mijë lekë kam pension, nuk më del për ilaçet e mija, e ka bërë ai që të shpëtojë shpirtin e tij, shteti nuk më ka dhënë rimbursim për djalin as një kokërr aspirin.

Çadrat mi kanë marrë dhe mi kanë prishur aty. Kam aplikuar në e albania, dhe ne nuk e dimë se kur del leja, i thanë ne jemi dy pleq, unë dje kam ardhur, as frigoriferin se kisha vënë në punë.

Me shtetin nuk merremi dot ne. Ata e dinë ne krim s’kena bërë kurrë krim, jazëk i qoftë, as kemi vrarë as kemi bërë. Pensioni nuk na del, është i nënti vit që jemi këtu për të punuar”, tha e moshuara.

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin ka nisur një aksion për heqjen e çadrave për të gjithë bizneset që nuk janë të pajisura me elbania, ndërsa mbetet e paqartë sesi do të bëhet rishpërndarja e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME