Categories Lajme

Policia jep detaje për aksidentin tragjik me 3 viktima në rrugën e Arbrit: Një grua vdiq rrugës për në spital

Shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit ka çuar në përplasjen fatale ndërmjet dy makinave ne vendin e quajtur Fushë-Gjoricë në aksin Bulqizë-Maqellarë në rrugën e Arbrit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë.

Kanë humbur jetën Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulzime Istrefi.  Dy të parët gjetën vdekjen në vend, ndërsa Lulzimja vdiq në spitalin e Bulqizës.

Disa nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë në Bulqizë me 3 viktima.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’,  janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.  Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset  F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L.,  pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME