Categories Lajme

Policia jep informacion për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj

Policia ka dalë me informacionin zyrtar në lidhje me atentatin kriminal të ndodhur këtë të premte në mbikalimin e Shkozetit në adresë të prokurorit Arjan Ndoj, i akuzuar disa javë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Policia sqaron se të plagosur janë tre persona, A.L 48 vjeç, A.N (Arjan Ndoj) 44 vjeç si dhe A.M, 30 vjeç. Ky i fundit është dërguar drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar ndërsa dy të tjerët, përfshi këtu edhe prokurori janë jashtë rrezikut për jetën. Andi Maloku është i plagosuri që ndodhet aktualisht në gjendje kritike për jetën. Deri më tani nuk ka detaje në lidhje me të, por mësohet se ai ka qenë duke i dhënë makinës, të cilës iu bë atentat.

Aleksandër Laho mësohet se ka qenë i plagosuri tjetër i cili ndodhej në makinën e prokurorit Ndoja. Aleksandër Laho i njohur si ‘Landi Muharremi’ nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai njihet për precedentë të mëparshëm penalë. Ky i fundit njihet më së miri për një ngjarje të vitit 2016, kohë në të cilën ai rrahu rëndë biznesmenin libanez Faadi Mitri. Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria.

w

Informacion paraprak

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME