Categories Lajme

Policia kap 32-vjeçarin,zbardh konfliktin në Kamëz

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në në Kamëz më datë 25.10.2018, ku shtetasi Elis Ademi, duke drejtuar mjetin tip “Ford” përplasi qëllimisht mjetin tip “Volksvagen” i cili drejtohej nga shtetasi I. Xh., dhe më pas u konfliktua fizikisht me të duke përdorur dhe armë zjarri.

Policia ka arrestuar shtetasin Elis Ademi, 32 vjeç, banues në Tiranë si dhe ka identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin dhe porositësin e kësaj ngjarjeje.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe arma e zjarrit.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Elis Ademi është paguar nga shtetasi S. C., për të dhunuar fizikisht shtetasin I. Xh.

Shtetasi Elis Ademi për kryerjen e kësaj porosie ditën e ngjarjes kishte marrë dhe shtetasin F. M., duke i premtuar një shumë monetare.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit:

– S. C., porositës i dhunimit fizik të I. Xh.

– F. M., bashkëpunëtor i shtetasit Elis Ademi.

Në vijim të veprimeve hetimore policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të cilën shtetasi Elis Ademi pas ngjarjes e kishte hedhur në Qerek, në zonën e Fushë Krujës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. A., për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76 e 22, 25, 278/2, 150 dhe 274  të Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME