Categories Lajme

Policia kap Adil Alikon, dyshohet se i dha para dhe toka Henri Çilit, për të liruar nga burgu djemtë që vranë specialin e RENEAS në Lazarat

Adil Aliko, babai i Alban dhe Arbion Alikos, biznesmen i njohur në Gjirokastër, është arrestuar nga Policia e këtij qyteti në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Newsbomb.al mëson se Blutë e Gjirokastërs kanë bërë sot arrestimin e Adil Alikos, për një ngjarje të ndodhur muaj më parë ku u përfshi dhe botuesi Henri Çili.

Gjykata e Përmetit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për Adil Alikon, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe  “Falsifikimi i dokumentave”.

Aliko është ndaluar dhe më parë nga Policia e Gjirokastrës për tentativën për të liruar nga burgu dy djemtë e tij, por është liruar. Biznesmeni dyshohet se i ka paguar qindra mijëra euro dhe sipërfaqe toke botuesit Henri Çili, që ky i fundit të ndërhynte te një magjistratë i lartë për të ndryshuar vendimin.

Arbion Aliko dënuar përjetë për vrasjen e efektivit të RENEAS Ibrahim Basha, kurse i vëllai i tij Albani, është dënuar me 17 vite e 6 muaj burg.

Në kuadër të operacionit “Mezhgorani” u arrestua dhe kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdinaj, avokati Ilir Korbi dhe biznesmeni i njohur Seit Fishta.

Vëllai i bashkëjetueses së Çilit, Gazmir Ajdinaj u arrestua teksa po merrte 1 milionë lekë nga Adil Aliko, babai i Arbion dhe Alban Alikos, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s gjatë operacionit kundër kultivimit të drogës në Lazarat.

Sipas dosjes hetimore rezulton se gjatë telefonatava të përgjuara, babai i vëllezërve Aliko i ka kërkuar ndihmë për lirimin e djemve duke theksuar se i kërkonin 1 milion euro. Gazmir Ajdinaj merr përsipër që ta ndihmojë dhe ndërmjetëson një takim të Adil Alikos me Henri Çilin.

Njoftimi i Policisë Gjirokastër:

Vijon operacioni “Mezhgorani”, vihet në pranga një person i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Mezhgorani”, i finalizuar në muajin shkurt të vitit 2020, u ndalua një prej personave të shpallur në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u kap dhe u ndalua shtetasi A. A., 52 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe  “Falsifikimi i dokumentave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME