Categories Lajme

Policia liron tre zona të zëna padrejtësisht nga privatët në bregdetin e Semanit

Policia e Shtetit ka vijuar edhe sot operacionin policor të koduar “Plazhi i lirë”, i cili synon lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare si dhe verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së subjekteve private.

Në zonën bregdetare të Semanit, strukturat e Policisë së Fierit, në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik dhe Policinë Bashkiake, kanë identifikuar dhe liruar tre sipërfaqe publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjekte private.

Gjatë kontrolleve, u konstatua se tre persona kishin vendosur rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongë, pa lejen përkatëse nga autoritetet. Të tre janë proceduar penalisht për veprat penale: “Pushtimi i tokës”; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa kasë fiskale”.
Materialet procedurale për këta shtetas i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Shtetit bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë bregdetin shqiptar gjatë sezonit veror, me qëllim garantimin e qasjes së lirë në hapësirat publike për qytetarët dhe respektimin e rregullave ligjore nga subjektet private.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME