Categories Lajme

Policia nis hetimin pasuror ndaj Gjutës, i sekuestrojnë automjetin e blinduar

Një ditë pas arrestimit, policia ka nisur hetimin pasuror për shtetasin Vladimir Gjuta.

40-vjeçari u arrestua pasi u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë të madhe parash. Atij i janë sekuestruar një shumë e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe një mjet i blinduar autoveturë Audi A8.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me prokurorinë, nisi hetimin pasuror ndaj shtetasit V. Gj. 40-vjecari V.Gj, i arrestuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pasi u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë të madhe parash.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe shuma të mëdha parash. Sekuestrohet edhe një automjet i blinduar që e kishte në përdorim 40-vjeçari V. Gj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Çamëria”, rreth orës 08:45, të datës 10.02.2020, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Gj, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Në momentin e kapjes nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3, këtij shtetasi iu gjetën me vete një armë zjarri pistoletë me municon luftarak, një dorezë grushti metalike, si dhe një sasi e madhe parash në valutë dhe lekë shqiptare.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash.

Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.
Po gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për shtetasin V. Gj.

Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefona, alkool dhe drogë, sërish kontrolle në qelitë e të dënuarve në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se vijojnë kontrollet në burgun e Fierit. Me anë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë, pasi hyri pranë bregut në…

LEXO ME SHUME