Categories Lajme

Policia porosit shoferët që do të kalojnë në këto rrugë të Shqipërisë: Mos ecni më shumë se 50 km/h

Pas tërmeteve në Shqipëri këtë të hënë ka nisur përgjatë gjithë ditës një mot i mbushur me reshje shiu e shtrëngata. Veçanërisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani, Kruja apo Lezha, situata meteorologjike është përkeqësuar ndjeshëm. Reshjet e dendura të shiut dhe shtrëngatat kanë bërë që policia rrugore t’u kërkojë shoferëve shqiptarë që të kenë kujdes të shtuar. Policia porosit se kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre, policia porosit:

  •             Zvogëloni shpejtësinë;
  •             Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;
  •             Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;
  •             Mbani krahun e djathtë;
  •             Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;
  •             Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku;
  •             Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës;
  •             Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh:

  •             Mos lëvizni nga vendngjarja;
  •             Telefononi menjëherë në numrin  112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë;
  •             Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja;
  •             Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;
  •             Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave;
  •             Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme;
  •    Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia;
  •             Përdorni mjetet e ndihmës së parë;
  •             Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit. Drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME