Categories Lajme

Policia prangos 51 vjeçarin në Durrës (DETAJET)

Një 51 vjeçar me inicialet A.F është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas u kap në flagrancë teksa po lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta me kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale

Njoftimi i plotë: 
Durrës. Finalizohet operacioni policor i koduar “MBIKALIMI”. -Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
-Sekuestrohen dy çanta me pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa. -Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kri minale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak, në bashkëpunim me Seksionin per Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “MBIKALIMI”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. F., 51 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, i cili lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta, brenda të cilave kishte pako me lëndë n arkotike, të llojit C annabis Sativa me peshë totale 10 kilogramë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lë ndëve n arkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 12-vjeçari shqiptar ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim tre persona

Policia e Vlorës njofton se ka shpallur në kërkim 3 persona të përfshirë në konfliktin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se përdhunoi 10-vjeçarin në Gjirokastër në prani të dy të miturve, arrestohet në Kakavijë 17-vjeçari

Është vënë në pranga në Kakavijë 17-vjeçari i cili u arratis drejt Greqisë pasi abuzoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Më parë kishte dhunuar vëllain

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës teksa gjatë një kontrolli në një ambient…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Pas shpërthimit të luftës në Iran më 28 shkurt, mbi 5,000 fluturime u anuluan në…

LEXO ME SHUME