Categories Lajme

Pólicia ‘prish’ dy dasmat në Krujë

Edhe ditën e sotme kanë vijuar kontrollet nga Policia e Krujës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 ku janë ndëshkuar dy pronarë lokalesh që merren me organizimin e eventeve. Sipas një njoftimi të bërë për mediat, policia bën me dije se janë ndëshkuar me masë administrative me nga 1 milion  lekë, 2 pronarë subjektesh dhe me  mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, 1 prej tyre, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur me  Aktin Normativ.

“Shërbimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni familjare. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë Krujë, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore”, thotë deklarata e policisë.

Ndërkohë, për subjektin me pronar shtetasin A.V., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000  lekë, pasi ka organizuar ceremoni familjare në kundërshtim me Aktin Normativ. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME