Categories Lajme

Policia refuzoi të miratojë protestën/ Berisha nuk tërhiqet: Populli opozitar në datën 6 do të mbushë bulevardin e Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar këtë të shtunë se opozita nuk tërhiqet nga refuzimi i Policisë së Tiranës për të miratuar protestën në datën 6 dhjetor në Bulevardin para Kryeministrisë.

Berisha theksoi se protesta do te zhvillohet dhe nuk do te cenoje sigurine e lidereve te BE qe do te mberrijne ne kete date ne kryeqytet.

Sali Berisha: I kujtoj këtyre vasalëve të Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat e liritë e qytetarëve.

Policia e Shtetit, është Edi Rama, po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin gjithë diktatort e botës në një kohë kur ata që çojnë në Tiranë janë burera e gra shtetarët ë zgjehdur me votën e lirë të qytetarëve të tyre.

KE për të qartësuar pozicionin europian në raport me të dretjën e qytetarëve për protesta kërkoi publikisht që e drejta e qytetarëve shqiprarë për protestë të respektohet.

Ai refuzim është nul i paqenë tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që në datën 6 ora 12 do të mbushë bulevardin e Tiranës si kurrë në historinë e tij.

Në këtë protestë do të vërshojë të gjithë ata të cilën ëndrrën evropiane e kanë ëndrrën më kryesore, më të çmuar për të ardhmen

Në datën 6 do të vërshojnë në rrugët e Tiranës të gjithë ata të cilët shohin vlerat evropiane si vlerat më të cmuara për ata, për kombin. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë.

Një protestë në të cilën do buçasë në 4 anët thirrja “e duam Shqipërinë Si Evropa”, thirrja “Rama e narkoshteti nuk përfaqësojnë Shqipërinë”.

“Rama kryehajduti i Evropës dhe botës”, “Rama dhunues kryesor i votës së lirë pas Lukashenkos e Putinit”. “Rama tradhtar i kombit, vasal i Vuçiç”, “avokat mjeran i Serbisë së vogël e interesave të Putinit me ato që bën”.

Kemi kaq motive për të qenë më daën 6 në sheshet dhe rrugët e Tiranës, duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë që i përshëndesim, por asesi për Ramën që nuk përfaqëson shqiptarët, vullnetin e tyre të lirë.

Përfaqëson aferat e tmerrshme korruptive mbi të cilat është zhytur, vjedhjet e mëdha. Ne duhet të jemi aty të gjithë bashkë dhe do të jemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME