Categories Lajme

VIDEO\ Itali! Pamje të frikshme, dherat marrin para banesa e makina, dhjetëra persona të zhdukur

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu këtë mëngjes rreth orës 5 në ishullin Ischia, në brigjet e Napolit në Itali.

Dymbëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur për momentin, sipas prefektit të Napolit, Claudio Palomba, ndërsa dëmet janë shumë të konsiderueshme. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi tha se nuk është arritur të konfirmohet nëse ka pasur viktima.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, rrëshqitja e dheut zbriti nga mali prapa fshatit të ishullit, siç ndodhi në nëntor 2009, dhe tërhoqi zvarrë gurë dhe mbeturina që shkaktuan shembjen e të paktën 10 ndërtesave.

Janë rreth 30 familje të ngujuara me gjithsej 100 persona që janë pa ujë dhe energji elektrike. Rruga që të çon në banesat e tyre aktualisht është e pakalueshme për shkak të baltës.

Kushtet e pafavorshme të motit po i bëjnë edhe më komplekse operacionet e shpëtimit. Motobarkat dhe helikopterët që janë angazhuar në përpjekjet e shpëtimit kanë “luftuar” shumë për të hyrë në ishull për shkak të motit të keq, tha brigada e zjarrfikësve.

Kryeministrja Giorgia Meloni, Ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci dhe kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio janë në kontakt të vazhdueshëm për të ndjekur evoluimin e situatës.Autoritetet e ishullit iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME